Giampero Ventura, trajneri italian ka folur pas sfidës së mbrëmshme kundër Gjermanisë.
Italianët dhe gjermanët barazuan pa gola në një ndeshje miqësore, e cila u karakterizua më shumë me mbrojtje të forta.
Ventura ka thënë se Italia po e konsideron më të rëndësishme ndeshjen kundër Shqipërisë se sa me Spanjën, transmeton Telegrafi.
“Ende është larg ndeshja me Spanjën. Më e rëndësishme është përballja e radhës ndaj Shqipërisë”, ka thënë ndër të tjerash Ventura.
Kujtojmë se Italia dhe Shqipëria do të luajnë më 24 mars të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/