Site icon Telegrafi

Takimi ”sekret” për Mitrovicën në Qeveri (Video)

Në zyrën e ministrit të mjedisit dhe planifikimit Hapsionir, Ferid Agani, janë ftuar kryetarët e dy komunave të Mitrovicës si dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian

Mirëpo, në takimin ku temë është përcaktimi i kufijve administrativ, mes veriut dhe jugut, që e ka lënë peng dhe të ashtuquajturin revitalizimin të Urës së Ibrit, nuk ka ardhur njëra palë.

Në fakt nga zyra e Rakiqit, i kanë thënë Klanit, se ai për shkak të agjendës së ngjeshur nuk qe në gjendje të vinte në Prishtinë.

Por as kryetari i jugut, Agim Bahtiri, pas me shumë se një orë bisede me ministrin Agani dhe ndërkombëtarët , nuk tregoi nëse ka diçka konkrete për kufijtë administrativ, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version