Përfaqësuesit e AfD-së kanë marrë pjesë në një takim të fshehtë ku është kërkuar deportimi i miliona njerëzve nga Gjermania, përfshirë edhe shtetas gjermanë, raporton ZDF.
Në nëntor ekstremistët e të djathtës kanë prezantuar planin për deportim masiv nga Gjermania gjatë një takimi në një hotel në afërsi të Potsdam, transmeton Telegrafi.
Në takim kishin marrë pjesë përfaqësues të lartë të AfD-së, thuhet në dokumentet që i ka në dispozicion qendra hulumtuese jofitimprurëse Correctiv.
Sipas hulumtimit, Martin Sellner, figurë e shquar “Identitarian Movement” (IB), ka prezantuar konceptin me të cilin miliona njerëz do të dëboheshin nga Gjermania në Afrikë, përfshirë shtetas gjerman me “backgrouond” emigrantësh.
Sipas deklaratave të dëshmitarëve të vënë në dispozicion të Correctiv, Sellner ka thënë se kanë dashur të miratojnë “lidhet si përshtatura” për të krijuar “shumë presion për t’u përshtatur” me njerëzit me prejardhje emigrante.
Deportimet do të mund të ndodhin në Afrikën e Veriut, që ofron hapësirë për dy milionë njerëz. Sipas dëshmitarëve, Sellner ka theksuar se atje mund të shkojnë edhe ata që punojnë si refugjatë në Gjermani.
Në takim ishte ish-shefi i klubit të AfD-së në Parlamentin gjerman, Roland Hartwig, i cili tani punon për Alice Weidel.
Sipas hulumtimit të Correctiv, Hartwig gjatë takimit kishte pranuar që planet e Sellnerit t’i dërgojë në parti. /Telegrafi/