Telegrafi

Takimi i radhës Thaçi-Vuçiq më 7 shtator

Maja Kocijancic, zëdhënëse e Zyrës së Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ka bërë të ditur se takimi i radhës mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të mbahet më 7 shtator të këtij viti, në Bruksel.

“Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë si dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, do të takojë me 7 shtator në Bruksel, presidentin Hashim Thaçi të Kosovës dhe presidentin Aleksandër Vuçiq të Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre që ajo lehtëson”, thuhet në njoftimin për opinion.

“Përfaqësuesja e lartë do të vazhdojë të diskutojë me të dy presidentët me qëllim të përparimit në arritjen e marrëveshjes për normalizim, me një shikim para për të bërë progres konkret dhe duke i dhënë prioritet dialogut të lehtësuar përmes Beogradit dhe Prishtinës dhe perspektives evropiane të rajonit”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/