Telegrafi

Takimi për rinovimin e kontratës mes Interit dhe Brozovic shtyhet, klubet e njohura janë vënë pas lojtarit

Interi dhe të deleguarit e Marcelo Brozovic kanë pasur të mbajnë takim, por ai është shtyrë përsëri, por Nerazzurrët janë ende optimistë pavarësisht zërave për interesim ndaj lojtarit nga Barcelona dhe Manchester United.

Gjigantët e La Liga dhe Ligës Premier po monitorojnë situatën në “Giuseppe Meazza”, pasi marrëveshja aktuale e kroatit përfundon verën e ardhshme dhe ai potencialisht mund të largohet falas.

Interi po shpreson të rinovojë me lojtarin, por takimi i rëndësishëm është shtyrë.

La Gazzetta dello Sport shkruan se takimi mes dy palëve është shtyrë edhe një herë, por Brozovic është kthyer nga detyra me Kroacinë në formë të mirë dhe duhet të jetë gati për të luajtur kundër Lazios të shtunën.

Milan, Manchester United dhe Barcelona janë të lidhur me një lëvizje të mundshme për mesfushorin, Fabio Paratici i Tottenhamit këmbënguli se thashethemet për interesimin e tyre janë ‘të pabaza’.

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta ka thënë se të dy palët do të takohen këtë javë dhe Nerazzurri janë ende të sigurt për arritjen e një marrëveshjeje me lojtarin. /Telegrafi/