Përfaqësuesja e Kosovës në këtë vit e mori lajmin e pritur tash e disa dekada duke u pranuar në FIFA dhe UEFA.
Mirëpo, zanafilla e Përfaqësueses së Kosovës është e hershme, transmeton Gazetaolle.com.
Kosova ndeshjen e parë e ka zhvilluar në vitin 1992 ndaj ekipit Kamjan, fshat afër Tetovës. Ky ekip përbëhej me lojtarë të rrethinës së Pollogut.
Atë ndeshje kosovarët e drejtuar nga trajneri Ajet Shosholli, e kanë fituar me shifrat 4:1. Aso kohe u dallua Afrim Tovërlani me dy gola.
Dy ditë më pas, Kosova në Tetovë u përballë me Shkëndijën, ekip të cilin e mundi me rezultat 3:1.