Telegrafi

Takimi i parë me pasqyrën, qeni provoi të ndante lodrën me refleksionin e tij (Video)

Eric Smith nga Miçigani i Shteteve të Bashkuara, ka shfaqur momentin e reagimit të qenit të tij Augustus, kur ka parë pasqyrë për herë të parë.

Duke menduar se ka pranë një qen tjetër, ai provoi t’i jepte lodrën që kishte dhe më pas e shikonte i çuditur, transmeton Telegrafi.

“Hidhërohej që tjetri nuk është i shoqërueshëm, donte të luante me çdo kusht”, ka shkruar Smith lidhur me rastin.

Veprimi i qenit është pëlqyer shumë, duke u shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. /Telegrafi/