Dje pasdite në Parlamentin Evropian u mbajt takimi i parë i grupit joformal “Miqtë e Maqedonisë së Veriut” me iniciativën e eurodeputetes sllovene, Irena Joveva.
“Me këtë grup miqësie ne duam të promovojmë dhe forcojmë marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut. Vendim i fundit nga pakica bllokuese në Këshill nuk duhet të dekurajojë njerëzit në Maqedoninë e Veriut, sepse ata kanë miq të vërtetë në Parlamentin Evropian, të cilët dëshirojnë të mbajnë në fokus rrugën e zgjerimit dhe reformat në vendi”, tha Joveva pas takimit të grupit.
Në takim ka marrë pjesë edhe shefja e misionit të Maqedonisë së Veriut në BE, Agneza Rusi, e cila mbajti edhe një fjalim.
Grupi joformal “Miqtë e Maqedonisë së Veriut” duhet të jetë forum për diskutime për eurodeputetët të cilët mbështesin aspiratat evropiane të vendit./Telegrafi/