Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel ka shkruar sot lidhur me takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që pritet të mbahet të mërkurën në Bruksel.
Vogel në postim në platformën X shkruan se takimi i nesërm i dialogut është më shumë vetëm për të lejuar Borrell dhe Lajçak të deklarojnë se procesi vazhdon.
“Në këmbim, Vuçiq dhe Kurti do të marrin Planin e Rritjes dhe lavdërime nga BE. Të gjitha thjesht performancë…”, shkruan ai.
So tomorrow’s dialogue meeting is a legacy-building exercise to allow Borrell and Lajcak to declare that the process continues and is delivering. In return, Vučić and Kurti will get Growth Plan handouts and praise from the EU. All purely performative. https://t.co/sbbEWzRFz8
— Toby Vogel (@tobyvogel) June 25, 2024
Vogel po ashtu ka komentuar deklaratën e Borrellit i cili ka thënë se nuk dëshiron të dorëzohet para fundit të mandatit të tij.
“Dialogu ka qenë në gjendje të keqe për një kohë të gjatë, duke shërbyer vetëm si një forum për menaxhimin e krizave të prodhuara”, tha ndër të tjera Vogel. /Telegrafi/
“I don’t want to give up before I reach the end of my mandate,” EU foreign policy chief Borrell says when asked about the Kosovo-Serbia dialogue.
The dialogue has been moribund for a long time, serving only as a forum for managing manufactured criseshttps://t.co/KGzXh6mGt0
— Toby Vogel (@tobyvogel) June 24, 2024