Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur sot se politikanët e Bashkimit Evropian duhet të tregohen më seriozë lidhur me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Komentet Rama i bëri nga takimi i liderëve rajonalë që po mbahet në Shkup, pjesë e të cilit janë edhe përfaqësues të rëndësishëm të SHBA-së dhe BE-së.
Rama tha gjithashtu se BE nuk duhet të luajë lojën “fituesi merr gjithçka” dhe shtoi se ata duhet të jenë të gatshëm edhe të japin diçka pre vetes.
“Fakti që procedi i integrimit deri tani ishte ‘do të fitoni gjithçka nëse bëheni anëtar, por nuk fitoni asgjë nëse nuk bëheni’. Përpjekjet për konvergjencë janë patetike. Një nga vendet fqinje që është pjesë e BE tani, nga BE merr çdo vit rreth 400 mijë për qytetar, ndërsa ne marrim rreth 130 për qytetarë. Ky është problemi. Ekziston dëshpërim në këtë drejtim. Ju nuk duhet të luani lojën fituesi merr gjithçka.
Duhet të jeni të gatshëm të jepni diçka prej vetes dhe jo vetëm të fitoni. Këtu bëhet fjalë për testin e pjekurisë. Mund ta mendoni se në çfarë pozicioni më të mirë do të ishim nëse BE do të ishte më serioze me integrimin rajonal, me menaxhimin e çështjeve të vërteta?
Kështu duhet të ishte kur ndodhi procedi i Berlinit, por nuk ndodhi. Prandaj ne filluam me “Ballkanin e Hapur”. Atë që e bëmë ne, vendosëm agjendën që është pjesë e kësaj rritjeje dhe një tregu të vetëm. Pra le të aderohemi vetë ne, kur të gjithë thonë jo”, tha Rama.
“Duhet të jenë daltonikë për historinë. Duhet të harroni cila ngjyrë është flamuri i vendeve tona. Flamuri më i rëndësishëm duhet të jetë flamuri i BE-së. Duhet të ulen dhe teknikisht të diskutojnë detajet që ta realizojmë këtë. Por, ministrat duhet ta harrojnë historinë, ngjyrat dhe të mbajnë mend se kemi vetëm një ngjyrë, ngjyra e flamurit të BE-së, nëse duam ta realizojmë këtë dhe nuk duam ta humbim këtë mundësi”, tha Rama.
Kryeministri kujtoi se BE do të ketë zgjedhje dhe për momentin nuk është në pozicion të leverdisshëm.
“Dhe nëse dhe nëse nuk kuptohet mirë, kur ata janë në formë të mirë, ne jemi në formë të keqe dhe kur jemi ne në formë të mirë ata janë në formë të keqe. Asnjëherë nuk ka ndodhur që këto gjëra të jenë bashkërisht. Shpresoj që gjithçka do të shkojë si duhet dhe me Komisionin dhe Këshillin e ri do të vazhdojmë”, shtoi Rama. /Telegrafi/