Site icon Telegrafi

Takimi i ministrave të NATO-s, ambasadori rumun: Tensionet në Ballkan na shtynë të dërgojmë 134 trupa shtesë

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s këtë të mërkurë kanë nisur një takim dyditor që po mbahet në Bruksel, ku po diskutohet për luftën në Ukrainë. 

Ministri i Rumanisë në NATO, Dan Neculaescu, në llogarinë e tij në “X” duke njoftuar për këtë takim, ka radhitur disa vende ku ka tensione e luftë.

Lexo po ashtu Stoltenberg: Ka rritje të tensioneve në Kosovë, e rëndësishme që NATO-ja ka rritur praninë e saj

Ai ka përmendur edhe tensionet në Ballkanin Perëndimor, duke thënë se ato kanë bërë që Rumania të dërgojë 134 trupa shtesë në KFOR.

“Tensionet në Ballkanin Perëndimor, duke bërë që Rumania të forcojë kontributin e saj për praninë e KFOR-it me 134 trupa”, ka shkruar Neculaescu.

Shtimi i trupave të NATO-s në Kosovë vjen pas sulmit të 24 shtatorit nga një grup të terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Nga ky sulm mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. /Telegrafi/

 

Exit mobile version