Site icon Telegrafi

Takimi midis Turqisë dhe Greqisë do të mbahet më 10 shtator në selinë e NATO-s

Takimi midis Turqisë dhe Greqisë i paraparë të mbahej të martën, u shty së fundmi për 10 shtator, raportojnë mediet lokale.

Sipas Anadoly Agency, përcjell Telegrafi, takimi parashihet të zhvillohet në selinë e NATO-s.

Ndërkohë, lajmi për shtyrjen e këtij takimi mes dy delegacioneve ushtarake, u konfirmua edhe nga Ministria Kombëtare e Mbrojtjes në Turqi.

Tensionet në Mesdheun lindor janë rritur së fundmi midis dy vendeve, ndërsa Greqia kërkon të bllokojë operimet e Turqisë mbi burimet natyrore në rajon.

Autoritetet turke janë shprehur të gatshëm për diskutime, sakaq të njëjtit potencuan javën e kaluar se të dyja palët duhet të diskutojnë për ndarjen e drejtë të burimeve natyrore.

Exit mobile version