Site icon Telegrafi

Takimi mes Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel, Mogherini pret bisedime ‘të vështira, por të mundura’

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë të mërkurën se pret negociata “të vështira, por të mundura” për një marrëveshje të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel, javën e ardhshme.

Më herët, të mërkurën, Mogherini ka mbërritur në Vjenë, ku ajo do të kryesojë një takim joformal dyditor, me ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që pritet të fillojë të enjten.

“Unë do të kem një sesion të ri të dialogut me të dy presidentët, [atë të Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, dhe [atë të Kosovës, Hashim] Thaçi, në Bruksel, të premten e javës së ardhshme, më 7 shtator”, është shprehur Mogherini, përcjell zëri.

“Ne do të vazhdojmë me bisedime të vështira, por, siç kam thënë, të mundura, për një marrëveshje obliguese ligjore”, ka thënë shefja për politikë të jashtme e BE-së.

Ajo i ka dhënë këto deklarata pas një takimi me presidentin e Austrisë, Alexander van der Bellen, bën të ditur Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm.

Exit mobile version