Mirror shkruan se, Rhiannon Conelley nuk mundi që të përballonte dot dëshirën për të takuar yllin e futbollit, të cilit i dha edhe një puthje në faqe.
E reja shpenzoi 10 mijë dollarë, të fituara në një konkurs të një marke të njohur pijesh, për të fluturuar në Barcelonë dhe për të kaluar disa momente me idhullin e saj.
Takimi u filmua nga trajneri dhe mama e saj, të cilët ishin ftuar nga Neymar për të shikuar ndeshjen e Barcelona-s me Getafe-in, ku madje ai shënoi për super-fansen e tij.