Telegrafi

Takimi mbi Sirinë përfundoi me marrëveshje, pa shpërblim nuk mbetën as gazetarët (Video)

Kur John Kerry dhe Sergei Lavrov kishin arritur që më në fund tu japin fund bisedimeve mbi Sirinë, ata këtë fund të bisedimeve e kishin festuar edhe me gazetarët.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pas takimit maratonë, ata kanë u kanë sjellë gazetarëve atë që quhet “ushqimi komfor amerikan”, gjegjësisht pica dhe atë që po konsiderohet si “zemërmirësia ruse” (vodka).

E gjitha kjo kishte ndodhur 13 orë pas fillimit të negociatave maratonike ruso-amerikane në Gjenevë, kur Lavrov u shfaq me pesë kuti me pica dhe dy shishe vodka.

“Pizza është nga amerikanët, vodka është nga ne”, u ka thënë gazetarëve. /Telegrafi/