Kur John Kerry dhe Sergei Lavrov kishin arritur që më në fund tu japin fund bisedimeve mbi Sirinë, ata këtë fund të bisedimeve e kishin festuar edhe me gazetarët.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pas takimit maratonë, ata kanë u kanë sjellë gazetarëve atë që quhet “ushqimi komfor amerikan”, gjegjësisht pica dhe atë që po konsiderohet si “zemërmirësia ruse” (vodka).
E gjitha kjo kishte ndodhur 13 orë pas fillimit të negociatave maratonike ruso-amerikane në Gjenevë, kur Lavrov u shfaq me pesë kuti me pica dhe dy shishe vodka.
“Pizza është nga amerikanët, vodka është nga ne”, u ka thënë gazetarëve. /Telegrafi/