Telegrafi

Takimi i liderëve ende nuk është i pacaktuar

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski nuk e ka aspak problem të ulet me të parin e opozitës, por më parë për atë duhet të ketë një plan dhe program, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gruevski rekomandon së pari duhet të përgatitet terreni, atëherë liderët të ulen në tavolinë, sepse siç tha Gruevski nëse dështon takimi, gjithmonë e fajësojnë atë. ORBM-PDUKM thotë se për momentin, nuk ka asnjë nismë, asnjë temë për takimin e liderëve.

Pozicionet në bllokun shqiptar janë të ngjashëm me atë të Gruevskit dhe partneri i tij i koalicionit, por edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi. Thaçi porositi se nuk e sheh të logjikshme dhe as të arsyeshme që liderët të ulen në tryezë. Një gjë e tillë sipas tij do të ishte qesharake. Lideri i PDSH-së në deklaratën e tij të mbrëmshëm, tha se ai nuk ka asgjë të re për të ofruar, sepse pikëpamjet e partive janë identike.

Nëse Ali Ahmeti deklaron se nuk mund të ketë zgjedhje këtë vit, Zoran Zaevi pohon të kundërtën. Ai më herët deklaroi se zgjedhje mund të ketë në vjeshtë, nëse ka vullnet politik për zgjedhje të drejta dhe të rregullta, ndërkaq, OBRM-PDUKM-ja, në mënyrë ironike shprehet se zgjedhje mund të ketë atëherë kur lideri i LSDM-së do të vërtetojë se është pastruar lista zgjedhore. /Telegrafi/