Site icon Telegrafi

Takimi i Kurtit me opozitën, oborri i Qeverisë mbushet me flamuj amerikanë

Tashmë ka nisur të mbahet takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderët e partive opozitare.

Ajo që ka rënë në sy është se oborri i Qeverisë së Kosovës ishte i mbushur me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Arlind Ymeri, nga shoqëria civile një ditë më parë e ka dhënë shpjegimin se pse këta flamuj dhe pikërisht ky numër i tyre janë vendosur para ndërtesës së qeverisë.

LIVE: E gjithë ajo që po ndodh në takimin mes Kurtit dhe liderëve të opozitës

“Arsyeja pse i kemi vendosur 17 flamuj ka të bëjë me datën e pavarësisë 17 shkurtin në shenjë falënderimi fillimisht për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e tyre për pavarësimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë për Klan Kosova, Ymeri. /Telegrafi/

Exit mobile version