Pas tensionimit të marrëdhënieve Kosovë- Serbi, sot në Bruksel do të nisë raundi i ri i bisedimeve.
Për herë të parë delegacionet e të dyja vendeve përfaqësohen në nivel presidentësh.
Ndërkaq Telegrafi ka mësuar se takimi në mes Thaçit, Mustafës dhe Nikoliqit e Vuçiqit do të mbahet në orët e mbrëmjes së sotme.
Ora nuk dihet saktë se kur do të nisë takimi, mirëpo supozohet të fillojë diku rreth orës 19:00.
Ngjarjet e fundit, që kanë rezultuar me arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë, tentativa e futjes së trenit propagandues serb në territorin e Kosovës, si dhe zhvillimet në veriun e Mitrovicës, kanë ngjallur reagime dhe kundërshtime të mëdha në Prishtinë, sa i përket vazhdimit të dialogut.
Partitë opozitare kanë deklaruar se janë kundër vazhdimit të dialogut me Serbinë, duke thënë se Mustafa e Thaçi janë bërë kukulla të Serbisë dhe nuk kanë legjitimitet për bisedime./Telegrafi/