Takimi koordinues mes partive për formimin e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, do të vazhdojë sot prej orës 12:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Paraprakisht, menjëherë pas takimit me eurokomisonarin Johannes Hahn, kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, dje në prononcim për media tha se pret që sa më shpjet të zgjidhen anëtarët e Komisionit për zgjedhje dhe emërime me qëllim që të hapet rruga për zgjedhjen e kryetarit te ri të Parlamentit.
Ndërsa Oliver Spasovski nga LSDM tha se nuk ka pasur marrëveshje mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së, shkaku i kërkesave të palogjikshme dhe uzurpuese të OBRM-PDUKM-së duke kërkuar kryetarin e Komisionit për zgjedhje dhe emërtime për interesa të tyre.
Para se të shkojnë në pauzë nga takimi koordinues, partitë dje u morën vesh që Komisioni për zgjedhje dhe emërime të përbëhet prej 13 anëtarëve: OBRM-PDUKM (6 anëtarë), LSDM (5), BDI dhe Besa me nga një anëtarë.
Takimi do të vazhdojë në orën 15:30, ku duhet të zgjidhet edhe kryetari i saj./Telegrafi/