Gazetari kanadez i portalit The Walrus, Jonathan Kay, në një shkrim të tij paralajmëroi për mundësinë e ardhjes së politikanëve radikalë në pushtet – edhe në Kanada. Telegrafi më poshtë ju sjell pjesë të shkrimit të tij.
“Kohët e fundit, në storjen kryesore për portalin The Walrus, Peter Norman ka dhënë përshtypjet e lundrimit në Karaibe, të organizuara nga konservatori ekstrem kanadez, Ezra Levant. Për të shpjeguar se pse u japim hapësirë pjesëve anësore të politikës kanadeze, do të kthehem prapa për shtatë vite, kur Barack Obama veçse ishte bërë president, e presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ishte një yll i një emisioni televiziv.
Në konventën inauguruese të Tea Party (konservatorët amerikanë) në Nashville, ku unë kam prezent, një yll i madh ishte Andrew Breitbart – themelues i faqes së internetit që u bo zë i së djathtës ekstreme amerikane. Në fjalimin e tij e përmendte regjisorin Stephen Bannonin, dokumentari i të cilit, ‘Gjenerata zero’, e ndërlidhte krizën financiare amerikane me ekseset kulturore në vitet ‘60 të shekullit të kaluar. Sipas Breitbartit, patriotëve ky filmi ua hapi sytë.
Bannon atëherë kishte funksion ekzekutiv në Breitbart News, e më vonë u bë drejtor ekzekutiv i fushatës presidenciale të Trumpit. Tash ai është strategu kryesor në Shtëpinë e Bardhë.
Derisa Breibart (i cili vdiq për shkak të sulmit në zemër më 2012, në moshën 43-vjeçare) dhe Levant ishin folës të mirë, Bannon ishte i ftohtë dhe i zemëruar. Krizën në SHBA e krahasonte me Luftën Civile dhe me Krizën e Madhe Ekonomike, e për Ronald Reaganin thoshte se më herët e kanë nënçmuar gjë që për Bannonin kjo do të thoshte se është në rrugën e duhur.
Kjo ma kujtoi kampanjën e Trumpit. Bannon ishte më radikal se Breitbart dhe grupi në konferencë që në një moment u bërtiti mediave: ‘Tash’!
Kjo urrejtje ndaj mediave vjen shtatë vite më vonë nga goja e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, e Bannon në janar tha se mediat duhet të heshtën.
Shtatë vjet më parë, për fat të keq nuk i paralajmërova lexuesit për atë ngjarje, sepse në atë kohë ishte ide absurde që një budalla i tillë do të fitonte pushtet të vërtetë.
Tash SHBA-të janë nën udhëheqjen e ekstremistëve të palëkundur që përhapin lajme të rreme, që sulmojnë pakicat dhe që e inkurajojnë gjuhën e urrejtjes. Sipas shkrimtarit dhe gazetarit Stephen Marche dhe Michael Coren, tërë kjo lëvizje është një turp për Amerikën.
Kjo na çon te Ezra Levanti. Një numër i madh i gazetarëve kanadezë qeshnin kur ky i djathtë ekstrem nisi faqen e tij Rebel dy vjet më parë (shënim: nënën time Barbara Kay e ka cituar se bashkëpunëtore). Tash Rebel është më i suksesshëm se Walrus. A mund të jetë Levanti një Stephen Bannon i ri?
Nëse po, mos thoni se tash nuk ju paralajmërova”, shkruan Kay. /Telegrafi/