Telegrafi

Takimi i radhës më 14 tetor në Bruksel

Deklarata e ashtuquajtur e New Yorkut, e miratuar sot, bazohet në kumtesën e Grupit të Kontaktit mbajtur mbrëmë, në të cilën thuhet se ende vlejnë parimet e miratuara të Grupit të Kontaktit, dhe procesi i tashëm negociator zgjatë deri më 10 dhjetor.

Përfaqësuesi amerikan në treshen ndërmjetësuese Frank Wizner, ka thënë se Grupi i Kontaktit ka insistuar që palët të jenë të përgjegjshme ndërkaq Beogradi dhe Prishtina duhet të gjejnë fusha të përbashkëta ku mund të arrihet kompromisi.

Në anën tjetër, përfaqësuesi rus, Alexandar Botsan Kharchenko, ka thënë se përshtypja e tij është se palët kanë treguar vullnet për të vazhduar negociatat.

Ndwrkaq presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u ka deklaruar gazetarëve pas takimit, se e ka shtyrë përpara "traktatin për marrëdhënie të mira dhe fqinjësore me Serbinë si dy shtete sovrane, por fatkeqësisht, sipas tij, “Beogradi vazhdon të jetë i ngurtë në qëndrime”.

Në anën tjetër kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, ka thënë se është pak i dëshpëruar me bisedimet e sotme të drejtpërdrejta me Prishtinën."

"Më duhet të them se jam pak i dëshpëruar sepse ky është raundi i dytë i bisedimeve në 2 vitet e shkuara. Kam frikë se pala tjetër është e inkurajuar nga disa shtete sidomos nga Shtete e Bashkuara që të mos negociojnë me aq përkushtim sepse pavarësia atyre do t’ju dhurohet”, ka thënë ai. /Evropa e Lirë/