Telegrafi

Takimi i OPEC-ut, asnjë marrëveshje për prodhimin e naftës

Vendet e OPEC-ut nxjerrin rreth 40 për qind të naftës së botës dhe kuotat e organizatës zyrtarisht i kufizojnë anëtarët të prodhojnë pak më pak se 25 milionë fuçi në ditë. Disa vende anëtare të OPEC-ut kanë thënë se tregjet e energjisë ndërkombëtare janë të furnizuara mirë me naftë dhe fajësojnë spekulimet për çmimet e larta sesa sasinë e naftës në treg.

Anëtarë të tjerë të OPEC-ut kanë shprehur shqetësim se çmimet e larta të naftës mund të shkaktojnë një shkatërrim të kërkesës që mund të dëmtojë prodhuesit në se çmimet e larta i nxisin konsumatorët të kursejnë energji ose të kërkojnë burime të tjera. /Telegrafi/