Kim Jong-un është parë duke lëvizur me limuzinë të zezë të tipit Mercedes, derisa 12 truproja kishin rrethuar.
Gjatë vizitës historike të liderit të Koresë së Veriut në Korenë e Jugut, Kim Jong-un është parë duke lëvizur me limuzinë të zezë të tipit Mercedes, derisa 12 truproja e kishin rrethuar dhe vraponin pas saj, transmeton Telegrafi.
Pamjet e publikuar më poshtë, shfaqin pjesëtarët e sigurimit që ishin vendosur në formë rrethi, duke e mbuluar nga të gjitha anët veturën me të cilën lëvizte Kim Jong-un.
Ai fillimisht është takuar me presidentin e Koresë së Jugut në fshatin Panmunjom në pjesën e Koresë së Veriut, dhe më pas ka bërë hapin e parë duke u futur në territorin e Koresë së Jugut.
Nikoqiri Moon Jae-in më pas ka shtrënguar duart me Kim Jong-un dhe kanë vazhduar rrugëtimin për në Seul ku mijëra përfaqësues të mediave prisnin me padurim takimin e tyre.
Por, ajo çfarë ua tërhoqi më shumë syrin të pranishmëve ishin truprojat e liderit të Koresë së Veriut, që për asnjë moment nuk iu ndanë liderit dhe përkujdeseshin në maksimum për sigurinë e tij. /Telegrafi/