Telegrafi

Takimi historik, Kim Jong-un kapet duke shtyrë fotografin – për t’i “hapur rrugën” gruas së tij (Video)

Ky është momenti i çuditshëm kur Kim Jong-un u kap nga kamerat duke shtyrë një fotograf, për t’i “i hapur rrugën” gruas së tij gjatë samitit historik të Koreve, javën e kaluar.

Siç edhe mund të shihet në pamje, përcjell Telegrafi, diktatori e shtyu kameramanin për ta larguar atë nga rruga të cilën po ecte gruaja e tij Ri Sol Ju, ndërsa ajo afrohej për të takuar Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-In, në fshatin e armëpushimit të Panmunjom.

Pamjet tregojnë Kim, i cili ishte duke qëndruar pranë homologut të tij të Seulit, duke përdorur dorën e tij për të shtyrë fotografin që shpejt lëviz në njërën anë.

Ri Sol-ju, gruaja e liderit 28-vjeçar, e kaloi të premten në kufirin në zonën e çmilitarizuar në territorin e Koresë së Jugut për të marrë pjesë në një darkë takimi të organizuar nga presidenti Moon dhe gruaja e tij, Kim Jung-sook.

Para se të ulet në tryezën e darkës, ajo foli shkurtimisht me zonjën e parë të Koresë së Jugut, Kim Jung-sook, duke shënuar takimin e parë ndonjëherë midis zonjave të para të dy Koreve. /Telegrafi/