Site icon Telegrafi

Takimi Haradinaj-Mogherini do të zhvillohet në mbrëmje

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do të udhëtoj sot për në Bruksel, ku do të jetë pjesë e një takim jo formal me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Haradinaj dhe kryeministrat e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në një darkë nga përfaqësuesja e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Telegrafi ka mësuar se takimi i Haradinajt me Mogherinin do të jetë në mbrëmje në ambientet e EEAS-së nga ora 19:30.

Përveç Haradinajt në Bruksel te Mogherini do të jenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë Zoran Zaev, i Malit të Zi, Dushko Markoviq , kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq./Telegrafi/

Exit mobile version