Site icon Telegrafi

Takimi me Escobarin, Haradinaj: Biseduam për gjetjen e zgjidhjeve rreth sundimit të ligjit në veri  

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sot rreth takimit të së martës me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, për të cilin tha se ishte takim i frytshëm dhe se kanë biseduar për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të ligjit në veri të Kosovës.

Haradinaj shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe mik i besueshëm dhe së bashku do ta ruajmë paqen dhe sigurinë.

“Gjatë darkës në rezidencën e  Ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, me të dërguarin e posaçëm për dialogun z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit, zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe mik i besueshëm dhe së bashku do ta ruajmë paqen dhe sigurinë”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version