Site icon Telegrafi

Takimi emocional i të mbijetuarës nga zjarri në Londër dhe fqinjit që e shpëtoi (Video)

Luca Branislav e ka vënë në krah Clarita Ghavimi dhe e ka bartur prej katit të 11-të, pasi ndërtesa Grenfell Tower në Londër ishte përfshirë nga flakët.

Gruaja 66-vjeçare, nuk e ka ditur se kush e shpëtoi dhe ishte shumë e emocionuar kur u takua për herë të parë me të, transmeton Telegrafi.

“Ishte vetëm përshtatja e kohës”, është shprehur Branislav lidhur me rastin, duke dashur të tregohet modest.

Mirëpo, sikur mos të ishte ai, Ghavimi do të digjej në banesë, sepse ka qenë e pafuqishme dhe pengohej nga tymi i dendur. /Telegrafi/

https://youtu.be/3tqRXnaAoEA

Exit mobile version