Në një aeroport të Shteteve të Bashkuara, është filmuar momenti emocionues kur dy fëmijë e kanë përqafuar njëri-tjetrin, pas një kohe shumë të gjatë.
Shokët pesëvjeçarë nuk ishin parë për 17 muaj, pasi vajza me familje ka shkuar të jetojë në një vend tjetër, kur babai saj është bërë pjesë e ushtrisë, transmeton Telegrafi.
Nënat e fëmijëve që janë rritur së bashku, e kishin planifikuar këtë takim në fshehtësi pa iu treguar asgjë.
Në filmimin e publikuar shihet vajza që gëzohet kur e sheh shokun, por ai qëndron indiferent për një moment, e më pas nuk ndalon së përqafuari shoqen. /Telegrafi/
https://youtu.be/0NaHwGBKD9A