Site icon Telegrafi

Takimi i doganave të 12 shteteve ballkanike, mori pjesë edhe Maqedonia

Një delegacion i Drejtorisë së doganave të Maqedonisë, mori pjesë në takimin e 13-të të Këshillit të Qendrës jug-evropiane për zbatimin e ligjit (SELEC), që u mbajt në Bukuresht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë aktivitet u shënuar pesëvjetori i ekzistimit të SELEC, si trup ndërkombëtar për luftën kundër kriminalitetit dhe si qendër për bashkëpunim rajonal të policive dhe doganave të 12 shteteve ballkanike, Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë, Greqisë, Hungarisë, Moldavisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë dhe Turqisë.

Në këtë takim u prezantuan të arriturat e SELEC gjatë punës pesëvjeçare, planet për të ardhmen, si edhe sfidat me të cilat përballet./Telegrafi/

Exit mobile version