Takmi i paralajmëruar Dimitrov-Kotzias, për ditën e mërkurë të kësaj jave, do të realizohet në ditën e sotme.
Mediat greke raportuan se data e takimit është ndryshuar, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Maqedonisë e ka konfirmuar këtë.
Nga kjo Ministri kanë thënë se të dhëna plotësuese do të dalin pas orës 16:00.
Më herët u raportua se ky takim mbahet me kërkesë të ndërmjetësuesit të OKB-së, Matthew Nimetz, dhe ka për qëllim tejkalimin e disa çështjeve që në Ohër mbetën në status quo. /Telegrafi/