Edhe pse deri tanik takimet janë mbajtur në Bruksel apo në Maqedoni e Greqi, takimi mes Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias do të mbahet sonte në Vienë, për të diskutuar për ardhmërinë e diskutimeve për emrin e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu, takimi do të jetë edhe me negociatorin e Organizatës të Kombeve të Bashkuara, Mattheë Niemetz.
Takimi do të duhet të jetë i mbyllur për palët tjera, ndërsa nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë thonë se takimi do të jetë me karakter informues mes dy palëve. /Telegrafi/