Presidenti amerikan, Joe Biden është planifikuar të takohet me Papa Françeskun të premten, dhe ndërsa takimi fillimisht ishte caktuar të transmetohej drejtpërdrejt, kjo nuk do të jetë më rasti – pasi Vatikani i anuloi ato plane pa dhënë një arsye.
Sipas FoxNews, përcjell Telegrafi, ka qenë praktikë e zakonshme që Vatikani të ketë transmetime të drejtpërdrejta televizive kur krerët e shteteve e vizitojnë.
Përveç Bidenit, Papa është planifikuar të takohet të premten me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, raportoi Associated Press.
Të dy presidentët do të jenë në Romë për një takim të G20 që do të zhvillohet këtë fundjavë.
Vatikani tha se në vend që të ketë mbulim të drejtpërdrejtë, do t’u sigurojë mediave pamjet e redaktuara të takimit pasi të ketë përfunduar.
Fox News kontaktoi Vatikanin duke kërkuar një arsye për ndryshimin, por ai nuk u përgjigj menjëherë. /Telegrafi/