Site icon Telegrafi

Takimi i Aurelas me DiCaprion: Lashë nam, kam shumë turp t’ua them të gjithëve

Modelja Aurela Hoxha mori pjesë në Javën e Modës në Milano, në një nga eventet më të rëndësishme të botës së modelimit.

Ndërsa sot Aurela ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, në Top Channel, ku ka folur rreth takimit të saj me aktorin DiCaprio në Milano.

Por, siç duket Aurelës nuk i paska shkuar siç e kishte planifikuar takimin, pasi paska bërë një gabim.

“Unë i thashë një gjë, të cilën e di vetëm unë dhe im vëlla, sepse kisha shumë turp t’ja thosha gjithë të tjerëve, ngaqë unë bëra një lapsus. Lashë nam, por jo aq shumë duke qenë se vijoj të kem ftesa për të gjitha pritjet që ai bën’, tha duke qeshur modelja.

Aurela nuk e zbuloi se çfarë ndodhi realisht gjatë takimit, por diçka e paska vënë vërtet në siklet të madh.

Exit mobile version