Site icon Telegrafi

Takimi i Agnellit me Allegrin mbyllet pas dy orëve – trajneri kërkon largime të bujshme dhe blerje të mëdha vendimi

Takimi i shumë pritur mes të parit të Juventusit, Andrea Agnellit dhe trajnerit Massimiliano Allegrit, është mbajtur dhe ka zgjatur dy orë.

Në takim kanë qenë edhe zëvendëspresidenti, Paver Nedved dhe Drejtorit Sportiv, Fabio Paratici.

Pas më shumë se dy orësh takim mes të katërve, nuk është marrë asnjë vendim nëse bashkëpunimi me Allegrin do të vijojë, apo do të ndërpritet.

Në vonë pritet të ketë më shumë detaje për vendimin e takimit.

Siç mësohet Allegri ka kërkuar të vazhdojë me Juventusin, por për të fituar Ligën e Kampionëve ai kërkon të afrohen në skuadër emra të mëdhenj gjatë verës.

Po ashtu trajneri ka kërkuar shitjen e lojtarëve si Paulo Dybala, Miraljem Pjanic, Alex Sandro dhe Joao Cancelo.

Drejtuesit Nedved dhe Paratici janë kundër ideve të trajnerit, pasi ata mendojnë se skuadra është tashmë e fortë dhe ka nevojë vetëm për ndërhyrje të vogla, në reparte të caktuara.

Nëse nuk gjendet gjuha e përbashkët, atëherë pritet që Allegri shkarkohet.

Kandidatët për ta zëvendësuar janë Maurizoi Pochettino, Pep Guardiola dhe Antonio Conte. /Telegrafi/

Exit mobile version