Telegrafi

Takimet e partive në Maqedoni në ditën e dytë të fushatës

Partitë, koalicionet si dhe kandidatët e pavarur të cilët garojn në zgjedhjet lokale të 15 tetorit sot, në ditën e dytë nga fushata 20 ditore do të kenë tubime dhe do të takohen me qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” i udhëhequr nga LSDM sonte do të mbajë mitingun kryesor në Gjevgjeli. Paraprakisht do të mbajë miting në Dojran, Vallandovë dhe në Bogdanci.

Koalicioni për “Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga OBRM-PDUKM do të ketë takim në Vinicë dhe Koçan, paraprakisht do të vizitoj vendet Ceshinov-Obleshevo dhe Zvrnovci.

Sipas agjendës, BDI sonte do të mbajë takim në Pllasnicë, Debresh si dhe në Crnilishtë.

PDSH, do të mbajë tubim në Zhitoshë, komuna e Dollnenit. Nga Aleanca për Shqiptarët (RDK-UNITETI) për sot kanë paralajmëruar se do të hapin shtabin në fshatin Çajle, Gostivar ku garon kandidati për kryetar komune, Shpat Iseini.

Fushata për rrethin e parë mbaron në 13 tetorë në mesnatë. /Telegrafi/