Ministri i jashtëm, Nikolla Poposki, është takuar në Bruksel me ministrin e jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier, me ç’rast kanë shkëmbyer mendime për krizën e tanishme politike në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo u bë e ditur nga ministria e jashtme gjermane, përmes një cicërime në Twitter, duke mos dhënë detaje shtesë për takimin dhe rrjedhjen e bisedës.
Ministri Poposki është takuar edhe me ministrin e jashtëm grek, Nikos Kotzias, me të cilin kanë folur për masa për ndërtimin e mirëbesimit në mes të dy vendeve dhe për krizën politike në vend, ku shpresohet që të arrihet një zgjidhje për daljen nga kjo situatë e tanishme e Maqedonisë.
Poposki është duke qëndruar në Bruksel në takimin ministror, në kuadër të Këshillit të NATO-s dhe partnerëve operativ në misionin ”Mbështetja vendimtare. /Telegrafi/
FM #Steinmeier+Macedonian colleague @NikolaPoposki exchange views abt political crisis in #Skopje. FYR of #Macedonia pic.twitter.com/VboiTCpJ9W
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) May 20, 2016