Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë, Marko Zvërlevski sot pasdite ka realizuar një takim me shefin e Delegacionit të Bashkimit evropian në vend, ambasadorin Samuel Zhbogar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga PTHP informojnë se në takimin i cili ka qenë i karakterit protokollar është biseduar për rolin dhe strukturimin e Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë, si organ kompetent për parandalimin dhe luftën kundër krimit./Telegrafi/