Takim vjetor i koordinatorëve kombëtar të Frankofonisë nga rajoni i Evropës Qendrore dhe Lindore, sot do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, në suaza të shënimit të ‘Muajit të frankofonisë’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim, siç u paralajmërua, do të marrin pjesë përfaqësues qeveritar të Frankofonisë nga Maqedonia, Bullgaria, Armenia, Moldavia dhe Rumania, si dhe përfaqësues nga ministritë e këtyre shteteve, njofton AIM.
Ata, siç është paralajmëruar, do të bisedojnë për aktivitetet, e cila parashikon intensifikim të bashkëpunimit të ndërsjellë.
Maqedonia nga viti 2006 është anëtare e Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë, organizatë të cilën bëjnë pjesë 84 shtete dhe qeveri. /Telegrafi/