Telegrafi

Takim vendimtar për ardhmërinë e OPEL-it

Kjo u bë e ditur pas takimit të djeshëm mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryetarit të drejtorisë së "Fijat"-it Serxho Marçione në Berlin.

"Qeveria gjermane i ka lënë të gjitha opsionet të hapura, që të mund të reagojë në mënyrë fleksibile për vendimin përfundimtar të pronarit të "Opel", "Xheneral Motors", lajmërojnë mediumet gjermane.

Në takimin e djeshëm, përveç përfaqësuesve të tre investitorëve të interesuar, koncerni austriak-kanadez Magna, kompania investuese amerikane RHXH Interneshënël, si dhe "Fiat"-i italian, do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit "Gjeneral Motors" dhe qeverisë amerikane.

Pas takimit, qeveria gjermane duhet publikisht të lajmërojë se kujt i jep përparësi. Sipas mediumeve, qeveria tani për tani në tërësi nuk është e kënaqur nga asnjëri koncept i parashtruar, andaj nga ofruesit pret "gatishmëri më të madhe për rrezikun financiar".