Site icon Telegrafi

Takim Spasovski – Karimi: Gatishmëri për bashkëpunim më të mirë me Iranin

Sot, ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Maqedoni, Hosein Karimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, ambasadori Karimi, Oliver Spasovskit i uroi punë të mbarë në pozitën e Ministrit të punëve të brendshme. Poashtu shprehu urimet e tij për punën e suksesshme të kryer të policisë së Maqedonisë në organizimin dhe garantimin e sigurisë në ndeshjen e Super Kupës së UEFA-s. Ambasadori përcolli vullnetin e mirë dhe gatishmërinë e Iranit për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ministri Spasovski u falënderua për urimet dhe tha se puna e suksesshme e policisë gjatë organizimit të Super Kupës tregon gatishmërinë dhe dëshirën e policisë dhe gjithë organave të MPB-së për ta kthyer besimin e humbur nga qytetarët gjatë viteve të kaluara./Telegrafi/

Exit mobile version