Site icon Telegrafi

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, u prit sot në Tiranë nga Drejtori i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Ilir Proda.

Gjatë vizitës, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave mes dy policive, duke përfshirë organizimin e aksioneve të përbashkëta për parandalimin e trafiqeve dhe sigurinë publike.

Vizita u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet 2 policive, si dhe të shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira.

Gjatë takimit drejtuesit e policive simotra u dakordësuan për një bashkëpunim tërësor dhe pa barriera, i cili duhet të kulmojë gjatë sezonit veror 2025.

Ndërkohë Hoxha, Proda dhe delegacioni i Policisë së Kosovës, ndoqën nga afër pjesë nga stërvitja e Njësisë Speciale “RENEA”./Telegrafi/

Exit mobile version