Telegrafi

Takim Reka-Taravari, diskutojnë bashkëpunimin Maqedoni-Shqipëri në sferë komunale

Ambasadori shqiptar në Shkup, Fatos Reka e ka vizituar komunën e Gostivarit ku është takuar me kryekomunarin Arben Taravari, me të cilin kanë folur për bashkëpunimin në më shumë nivele.

Bashkëbiseduesit kanë folur për mundësinë e realizimit të projekteve ndërkufitare në mes të komunave të Maqedonisë dhe Shqipërisë, sidomos me komunën e Gostivarit.

Reka ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje, sidomos në realizimin e projekteve të financuara nga fondet evropiane./Telegrafi/