Site icon Telegrafi

Takim pune në mes Prokurëve Publik të Maqedonisë dhe Sllovenisë

Forcimi i bashkëpunimit në kuadër të qeverisjes së drejtësisë nëpërmjet shkëmbimit të përvojave nga Republika e Maqedonisë dhe Republika e Sllovenisë, sot ishte tema e takimit të bashkëpunimit bilateral në mes Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë, Ljubomir Joveski dhe prokurorit kryesor shtetëror të Republikës së Sllovenisë, Drago Shetka, Telegrafi Maqedoni.

Gjatë takimit ishte prezantuar programi për zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Republikës së Sllovenisë, në kuadër të së cilës përfshihet projekti “Ndihma për Maqedoninë në Kapitullin 24-hetime financiare”.

Pas ftesës së kolegëve slloven, në projekt do të jenë të kyçur edhe Prokurori Publike nga Maqedonia me qëllim të forcimit të kapaciteteve të bashkëpunimit në hetimet financiare. /Telegrafi/

Exit mobile version