Telegrafi

Takim pune në mes Dimitrovit dhe ambasadorëve të Grupit të Vishegradit

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov sot para ambasadorëve mbajti fjalim për ngjarjet e fundit politike të Vishegradit, rezultatet për reformat në fushat kyçe.

Nën organizimin e ambasadorit të Republikës të Çekisë, vendi që aktualisht kryeson Grupin e Vishegradit, ndërsa në përputhje me praktikën e vendosur, sot u mbajt takim në mes ministrit të Jashtëm, Nikolla Dimitrov me ambasadorët e Grupit të Vishegradit. Në këtë Grup përveç Çekisë bëjnë pjesë edhe Polonia, Hungaria dhe Sllovakia.

Dimitrov foli për ngjarjet e brendshme politike, rezultatet nga reformat në fushat kyçe, e gjithë kjo në kontekst të mbajtjes së Këshillit të BE-së në tetor.

Ai falënderoi vendet e B4-të për mbështetjen e vazhdueshme që japin vendit për anëtarësim në BE./Telegrafi/