Telegrafi

Takim pune mes përfaqësuesve të Regjistrit qendror dhe Odës së noterëve

Përparimi i bashkëpunimit mes Regjistrit qendror (RQ) dhe Odës së noterëve (ON) ka qenë tema e takimit të sotëm mes drejtorit Andrea Popovski dhe përfaqësuesve të Odës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç theksohet në kumtesë, Popovski dhe noterët e kanë përshëndetur bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm, si dhe transparencën e Regjistrit qendror për sugjerimet dhe kërkesat e noterëve si bashkësi profesionale.

Regjistri qendror dhe Oda e noterëve janë angazhuar për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë, në drejtim të përmirësimit të kushteve për zhvillimin e biznesit dhe rritjen e sigurisë ligjore në Republikën e Maqedonisë.

Përfaqësuesit e RQ dhe ON kanë shprehur kënaqësinë e tyre edhe nga funksionimi i vetë sistemeve, ndërsa Popovski ka theksuar që gjatë aplikimit elektronik janë ruajtur të gjithë funksionalitetet në regjistrat, ndërsa njëkohësisht është mundësuar aplikimi nga cili do vend përmes rrugës elektronike, pa pasur nevojë për prani fizike në ndonjërën nga Zyrat regjionale për regjistrim të Regjistrit qendror.

Regjistri qendror dhe Oda e noterëve janë angazhuar për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë, në drejtim të përmirësimit të kushteve për zhvillimin e biznesit dhe rritjen e sigurisë ligjore në Republikën e Maqedonisë./Telegrafi/