Në gjykatën penale sot do të mbahet një takim publik për të shqyrtuar aktakuzën për rastin “Celula”, në të cilin 11 njerëz dyshohen se kanë luftuar në anën e “Shtetit Islamik” në fushat e betejës në Siri dhe në fusha të tjera të krizës, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këshilli për vlerësim i Gjykatës Themelore Shkupi 1, pas takimit dhe analizën e ankesave të paraqitura nga mbrojtja, dhe mbi bazën e provave mbi të cilat është bazuar prokuroria, do të vendosë nëse aktakuza është miratuar dhe nëse do të ketë një gjykim.
Zyra e Prokurorisë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion në muajin shkurt ka ngritur aktakuzë kundër 11 personave të cilët luftuan në anën e “Shtetit Islam.” Ata do të përgjegjigjen për pjesëmarrje në anën ushtrisë së huaj, polici, apo formacioneve paraushtarake apo parapolici.
Aksioni “Celula”, u realizua më 6 gusht të vitit të kaluar. Sipas këtij informacioni Ministria e Brendshme, Shkupi ka qenë bastion kryesor i personave, ku nga Maqedonia janë organizuar dhe rekrutuar ushtarë në formacionet paramilitare të huaja. /Telegrafi/