Ministri për punë të jashtme Nikola Poposki sot ka realizuar takim me Drejtorin shtetëror për bashkëpunim evropian në Ministrinë e punëve të jashtme të Holandës, Robert de Groot, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Poposki dhe De Groot, siç njofton MPJ, kanë biseduar për përpjekjet aktuale për tejkalimin e krizës politike në vend, në pritje të diskutimeve të Këshillit për punë të jashtme të BE, gjatë javës së ardhshme.
Në suaza të takimit është theksuar edhe rëndësia e agjendës për reforma, përfshirjes së të gjithë faktorëve politik dhe pritjet për kthimin e besimit që Republika e Maqedonisë ka ardhmëri të besueshme si anëtare e BE./Telegrafi/