Site icon Telegrafi

Takim për rolin e Avokatit të popullit në mbrojtjen e fëmijëve refugjatë

Avokati i popullit me mbështetje të CRONSEE-Rrjetit të fëmijëve dhe organizatës ‘Save the children’, sot dhe nesër në Shkup, organizojnë takim me temë ‘Roli i Avokatit të popullit në mbrojtjen e fëmijëve emigrantë’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Takimin do ta hapë Avokati i popullit Ixhet Memeti dhe drejtori i programit ‘Save the children’ për veriperëndimit ballkanik, Ahmed Pjano, njofton AIM.

Në lidhje me gjendjen e fëmijëve të pambrojtur emigrant do të flasin përfaqësues dhe avokat të popullit si dhe përfaqësues të Avokatit të popullit nga zyra e Shqipërisë, Kroacisë, Greqisë, Malit të Zi, Serbisë, Rumanisë, Sllovenisë, Bullgarisë, Kosovës dhe i Bosnjës dhe Hercegovinës. /Telegrafi/

Exit mobile version