Oda ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore dhe Fondacioni Albiz sot do të organizojë takim me biznes sektorin dhe organizatat joqeveritare lokale nga Tetova me qëllim të rritjes së kapacitetit dhe qëndrueshmërisë së shoqërisë qytetare për gjenerimin e të ardhurave nga biznes sektori, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Qëllimi kryesor i takimit është të ndërmjetësojë partneritete afatgjate efektive mes organizatave joqeveritare lokale dhe biznes sektorit, të cilat në fund do të rezultojnë me kapacitet më të madh të organizatave joqeveritare që të gjenerojnë të ardhura nga biznes sektori, e poashtu edhe nga fondet tjera’, kumtuan nga organizata.
Takimi organizohet në kuadër të projektit ‘Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me biznes sektorin’, i financuar nga BE.
Projekti do të implementohet në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë dhe Kumanovë. /Telegrafi/